Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti 7.6 ballë godet vendin e Paqësorit, raportohet për dhjetëra viktima


Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Papua Guinenë e Re të dielën në mëngjes, me lëkundje të ndjera që u ndjenë në kombin e Paqësorit prej 9 milionë banorësh.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 90 kilometrash (rreth 56 milje), jo shumë larg nga qyteti i Kainantu në pjesën lindore të vendit, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).

Numri i viktimave është deri më tani i paqartë por raportohet për të paktën 5 të tilla deri tani, me raporte të pakonfirmuara për shtëpi të varrosura dhe të shkatërruara.

Banorët raportuan se ndërtesat dridheshin në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Port Moresby, rreth 480 kilometra larg.

Një dëshmitar e përshkroi tërmetin si ‘shumë të fortë’. Papua Guinea e Re përjeton rreth njëqind tërmete çdo vit për shkak të vendndodhjes së saj në një nga zonat tektonikisht më aktive në botë të njohur si Unaza e Zjarrit e Paqësorit.

Në vitin 2018, një tërmet me magnitudë 7.5 ballë në të njëjtën pjesë të vendit vrau të paktën 125 njerëz.