Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka denoncuar përmbytjen e rrugëve të lagjes Shkozë në Tiranë.
Ajo ka postuar diso foto në rrjetet sociale ndërsa shkruan se e gjitha ka ardhur nga korrupsioni i Bashkisë Tiranë pasi vetëm gjysmë ore shi ka çuar në bllokimin e rrugëve.
Xhixho shton se Bashkia Tiranë që paguan inceneratorët që nuk kryejnë asnjë funksion, nuk ka buxhet për kanalizimet.
“Korrupsioni i Bashkisë përmbyt Shkozën në 30 minuta. Kur rrugët shtrohen për fushatë elektorale për të gënjyer qytetarët, ky është rezultati. Bashkia që paguan inceneratorët që nuk djegin asnjë gram mbetje, nuk ka buxhet për kanalizimet. Në pak minuta shi, u hodh në erë propaganda boshe e Bashkisë. Fotot flasin vetë.” – shkruan Xhixho.