“Homeland Justice”, grupi që pretendon se ka kryer sulmin mbi të faqet qeveritare dhe sistemin TIMS i ka nxjerrë ato në shitje në rrjetin social Telegram.
Për sistemin TIMS ata kërkojnë 0.025 bitcoin ose $ 556.05 ndërsa për të dhënat nga e-albania dhe TIMS ata kërkojnë 0.04 bitcoin ose $ 889.46.
Më 15 korik hakerat sulmuan faqet qeveritare dhe e-albanian duke pezulluar për disa ditë sistemin dhe morën emailet e kryeministrit dhe disa ambasadeve.
Ndërsa më 9 shtator grupi goditi sistemin TIMS duke bërë që të bllokohej puna në pikat kufitare dhe të vijohej puna manualisht për kalimin e udhëtarëve.