Tri itinerare udhëtimi me traget u anuluan të dielën e 11 shtatorit në Greqi, pasi kapiteni anijes ishte i dehur.
Gazeta Protothema shkruan sot se Autoriteti Portual në Kavala e ka kallëzuar kapitenin e alkoolizuar në prokurori dhe se udhëtimi nisi vetëm kur testi i alkoolit i kapitenit rezultoi negativ.
Itineraret që u anuluan ishin të tragetit të linjës Keramoti-Limenas-Keramoti në Kavallë.