Drejtuesi i SPAK Arben Kraja në një deklaratë për emisionin “Pa Censurë” ka thënë se Prokuroria Kundër Korrupsionit ka nën hetim ministra dhe deputetë.
Ai e cilësoi hetimin për aferën e inceneratorëve si komplekse por që vazhdon hetimi.
Pjesë nga intervista:
Arben Kraja: Korrupsioni është një sfidë më vete. Hetimi i zyrtarëve të lartë është një sfidë më vete. Ne kemi patur sfidë edhe korrupsionin brenda sistemit. Kemi patur shumë raste hetimesh dhe dënimesh të prokurorëve në detyrë apo të shkarkuar nga komisionet e vetingut, të cilët kanë marrë vendime dënimi të formës së prerë për korrupsion. Nuk janë pak. Kemi patur raste hetimi dhe dënimi të zyrtarëve më të lartë në fushën e prokurimeve publike. Është drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike pranë Ministrisë së Brendshme, e cila është shpallur fajtore për një procedurë prokurimi.
Elona Meço: Ne quajmë ministrat zyrtarët më të lartë.
Arben Kraja: Kemi edhe hetime për ministrat dhe për deputetë, por vazhdon procesi hetimor. Ju e dini shumë mirë që çështja e incineratorëve është çështje shumë komplekse, shumë e ngarkuar, por që vazhdon hetimi.