Vendosni fjalën kyçe....

Kufiri i çmimit të gazit ‘marrëveshje karteli’ e BE-së kundër nesh, s’e lejojmë – Ministri rus


Rusia nuk do furnizojë gaz natyror dhe naftë nën çmimin e tregut për asnjë vend, ka konfirmuar ministri i Energjisë, Nikolay Shulginov, duke hedhur poshtë idenë e ‘tavanit të çmimit’ të paraqitur nga zyrtarët e BE-së si një përpjekje për të detyruar Moskën në një ‘marrëveshje karteli’.

“Ne përfundimisht nuk do shesim me humbje ose nën kosto. Kjo nuk është e mundur. Kjo është një lloj marrëveshjeje karteli kundër nesh. Sigurisht që nuk do e lejojmë një qëndrim të tillë ndaj nesh.” – tha ministri të dielën për transmetuesin Rossiya-1.

Skema është vendosur të çojë çmimet tashmë në rritje të energjisë, edhe më lart, beson Shulginov. “Udhëheqja e BE-së, me sa duket, nuk e kupton plotësisht atë që po bën në të vërtetë. Ata nuk janë më të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë. Kjo do i përkeqësojë edhe më shumë gjërat.” – tha Shulginov.

Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do furnizojë energji me çmime të reduktuara për çdo vend që miraton një skemë të tillë. Megjithatë, lidershipi i BE-së vazhdon përpjekjet për të nxitur idenë e kufirit të çmimit të gazit.

Në fillim të kësaj jave, Komisioni Evropian përgatiti sugjerime mbi masat që synojnë trajtimin e çmimeve në rritje të energjisë, që do të diskutohen nga ministrat e Energjisë të vendeve anëtare të bllokut.

Sugjerimet përfshijnë propozimin për të vendosur një kufi çmimi për gazin natyror rus. Më herët, raportet e mediave kishin sugjeruar gjithashtu se disa vende të BE-së sugjeruan që një kufi çmimi nuk duhet të veçojë Rusinë, por të zbatohet për të gjithë furnizuesit që u shesin gaz anëtarëve të bllokut.

Megjithatë, deri më tani, blloku nuk ka arritur të bjerë dakord për kufirin, zbuloi të premten ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.