Vendosni fjalën kyçe....

“Kush e ka fajin që shkolla s’është gati?”- Erisa Xhixho shkon të dorëzojë një peticion në bashkinë e Kamzës, por përplaset me Rakip Sulin: Tenderin s’e kam bërë unë po BE-ja


Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ishte sot në bashkinë e Kamzës ku dorëzoi peticionin e prindërve të shkollës “Ibrahim Basha”, e cila është mbyllur që prej muajit Mars me argumentin që do i nënshtrohet rikonstruksionit por ende nuk kanë asnjë informacion mbi punimet, afatet, apo shpenzimet për transportin e nxënësve për të ndjekur një shkollë tjetër më të largët.

Ndërsa dorëzonte peticionin, Xhixho u përball me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, me të cilin pati dhe një debat.

Xhixho e kishte ftuar Sulin sot në orën 8 të mëngjesit në një dëgjesë me banorët por ai nuk kishte shkuar. Megjithatë në sportel ai e ftoi ta bënin dëgjesën pa kamera në zyrën e tij.

“Përshëndetje, jemi në bashkinë Kamëz, ku depozitova peticionin e kryer nga banorët e zonës që fëmijët i kanë në shkollën ‘Ibrahim Basha’. Një peticion i kryer në Mars 2022, i cili nuk ishte marrë në dorëzim nga bashkia Kamëz, prandaj erdha personalisht dhe e protokollova me vulë nëse mund ta shihni dhe gjithashtu lashë të gjitha të dhënat e mia, në mënyrë që përgjigja të vijë zyrtare, siç do të funksiononte një shtet i së drejtës. Gjithashtu punonjësit e bashkisë më thanë që përgjigja do të vijë brenda një jave ose pak më shumë. Letrën që do të depozitoj në Kuvend për informacione të mëtejshme për bashkinë Kamëz pres që të vijë në mënyrë formale, e shkruar nga kryetari i bashkisë dhe nga bashkia Kamëz. Më lejoni të theksoj që kryetari i bashkisë doli edhe vetë personalisht në sportelin e bashkisë dhe shumë mirë bëri, e ftova publikisht që shetësimin e qytetarëve ta adresojë dhe gjithashtu qytetarët në komunikim in që isha sot, donin edhe një dëgjesë me kryetarin e bashkisë për të gjitha afatet, proceset e tenderimit, afati kur ata mund t’i rikthehen jetës normale, dhe për pagesat e furgonave të cilët siç e thanë edhe ata shkonin në 30 mijë lekë në muaj.  Besoj që Rilindja duhet të kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur. Si kryetari i bashkisë, ministrja e Arsimit, duhet të kuptojnë që paguhen nga qytetarët shqiptare dhe duhet të japin llogari. Për çdo investim publik. Të mos kenë frikë nga llogaridhënia.

Cilësia e arsimit, dështimi në politikat arsimore ka sjellë këtë gjendje mjerane ku ndodhet vendi ku me mijëra të rinj largohen me gomone n ga Shqipëria. Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar, ndaj Rilindja duhet të japë llogari.”– tha Xhixho.

Pjesë nga debati Xhixho-Suli:

Xhixho: Kryetar të ftoj në dëgjesë me qytetarët, do të vish?

Suli: Këtu, këtu, patjetër.

Xhixho Jo, te shkolla ta shohim.  Më sheh tek pullë? Unë do të të ftoj në dëgjesë me qytetarët. A do vish?

Suli: Hajde tani këtu

Xhixho: Si mund të vij unë në orën 1, kur të ftova në orën 8?

Suli: Pse nuk vjen sot?

Xhixho: Po ju pse nuk erdhët në orën 8?

Xhixho: Atëhere do bëjmë një dëgjesë, ja ku i ke qytetarët? A do bëjmë një dëgjesë me qytetarët, të vijnë t’i sqarojmë, që UNDP ka bërë këtë, tenderimi ka kushtuar kështu, nuk kemi pasur fonde,

Suli: Ua sqarove këtyre, që e bën BE-ja?

Xhixho: Pse taksat e qytetarëve evropianë ju duken pa vlerë?

Suli: Kush e ka bërë tenderin, unë apo BE?

Xhixho: Shumë mirë, hajde sqarohu.

Suli: Pa kamera, hajde pa media. Kush e ka bërë, bashkia apo BE?

Xhixho: Aaa e ka BE-ja fajin?

Suli: Jo s’e ka  BE-ja fajin.

Xhixho: haha kshu the ti…

Suli: Joo BE-ja. Mos bëj mashtrim…