Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në emisionin “Të Paekspozuarit” komentoi hetimet e nisura nga SPAK ndaj tij pas denoncimeve të një gazetari dhe një ish-deputeti.
Meta tha se kjo është një luftë e mafies dhe Edi Ramës kundër tij.
“Ka një luftë të qartë të mafies me mua dhe unë e bëj me shumë qejf këtë luftë me mafian, as më kërcet fare për ta dhe në radhë të parë me Edi Ramën. Nuk pengoj askënd të bëhet pjesë e këtij enturazhi mafioz të Edi Ramës, dhe të gjithë atyre peng të cilëve është Edi Rama.
Mos kujtoni se Edi Rama është zot i kësaj loje, ai është një instrument dhe do të jetë një viktimë e kësaj loje ku ka hyrë vetë. Ne nuk kemi dashur të hyjë në këtë lojë sepse dëmton veten dhe vendin.
SPAK-u të hetojë ku të dojë, të hetojë në Amerikë, në Zelendën e re në Zimbabve, s’ka asnjë shqetësim. Ne nga këto hetime faktike me vulë dhe me firmë të Edi Ramës do t’i shkojmë deri në fund dhe nuk e shmangin këto përralla mediatike. Të gjitha lojërat që bëhen për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve”-deklaroi Meta.