Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama kishte blerë Bashën, i vendosur për t’i shërbyer qëllimeve të mëdha të opozitës


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se arsyeja që Edi Ram ka fituar zgjedhjet, ishte se kishte blerë kreun e PD të asaj kohe, Lulzim Bashën, çka sipas tij çoi në kapjen e reformës në Drejtësi.

Meta u shpreh se ishte i vendosur në qëllimin për t’i shërbyer qytetarëve dhe qëllimeve të mëdha të opozitës.

Rama kishte blerë Lulzim Bashën sepse përmes kësaj blerje ai bojkotoi reformën në drejtësi, dogji mandatet, i dha të gjithë pushtetin. Prandaj fatale për Shqipërinë është të ndalojmë së bëri opozitë dhe një sekondë të vetëm. Nuk mund të lëmë Ramën të vjedhë i qetë dhe të shtypë shqiptarët dhe një sekondë të vetëm. Përgjegjësinë që ne kemi do e mbajmë përpara popullit, por detyra jonë është çdo sekondë në aksion për të mos e lënë Ramën për të vjedhur i qetë, të mos mbajë mediat në presione, të mos mbajë drejtësinë në presion, kjo është detyra jonë dhe të organizohemi për zgjedhje të përgjithshme.

Nuk do të ketë përballë Ramës një opozitë si në 26 prill që opozita flinte gjumë, kaq. Ikja e Ramës është çështje e një procesi që ne do të garantojmë një opozitë në aksion. Jam shumë komod, dhe shumë i qartë në të gjithë opozitarizmin tim. Jam shumë i vendosur për ti shërbyer qëllimeve të mëdha të opozitës sepse kemi të bëjmë me çështje midis demokracisë dhe diktaturës”, tha Meta.