Vendosni fjalën kyçe....

Meta shuan aludimet: Nuk kam në plan të kandidoj për Bashkinë e Tiranës


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale ka theksuar se nuk ka ndërmend që të kandidojë për Bashkinë e Tiranë siç është aluduar shpesh.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Meta tha se nuk do të kandidojë për këtë post, por do të mbështesë kandidatin që do të nxjerrë opozita. 

Jam kryetar i Partisë së Lirisë. Ky nuk është një plan i im dhe as ka qenë. Derisa një kolegu jonë i përbashkët ka qenë ndër kryesorët në promovimin e kësaj, ju e kuptoni… Unë besoj se opozita ka shumë kandidatë të aftë dhe të zotë për ta ndryshuar Tiranën dhe do të jap mbështetjen maksimale”-deklaroi Meta.