Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Mbrojtjes: Gjermania e gatshme të marrë rol udhëheqës ushtarak në Evropë


Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka deklaruar se Gjermania duhet të jetë e gatshme të marrë një rol udhëheqës ushtarak për paqen në Evropë.

Gjatë një fjalimi në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, Lambrecht prezantoi planin e qeverisë për zhvillimin e një strategjie të re të sigurisë për të adresuar sfidat aktuale dhe të parashikueshme.

“Madhësia e Gjermanisë, pozita e saj gjeografike dhe fuqia e saj ekonomike na bënë fuqi udhëheqëse, duam apo nuk duam. Kjo vlen edhe për rolin ushtarak. Nëse duam të jetojmë në paqe dhe liri në të ardhmen, tani duhet të ndryshojmë kursin”, tha Lambrecht.

Ministrja gjermane theksoi se lufta ruse kundër Ukrainës çoi në një kthesë historike gjeopolitike.

Ajo po ashtu tha se Gjermania do të rrisë ndjeshëm shpenzimet e saj të mbrojtjes, do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të forcuar shtyllën evropiane brenda NATO-s, si dhe do të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin në Evropë.