Vendosni fjalën kyçe....

Nis me sherre dita e parë e shkollës në Tiranë, policia ndërhyn pas konfliktit mes prindërve dhe drejtoreshës


Ka nisur me sherre dita e parë e mësimit për vitin e ri arsimor në shkollën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Sipas “News 24”, në këtë konflikt janë përfshirë prindërit dhe drejtoresha e shkollës.  Debati thuhet se ka nisur si shkak i ngarkesës dhe ndërrimit të orareve të mësimdhënies, por ende nuk ka të dhëna zyrtare.

Për shkak të tensioneve, sikurse vihet re edhe nga fotot e mëposhtme kanë ndërhyrë edhe punonjës të Policisë.