Një person ka mbetur i plagosur në Voskopojë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë, një qytetar kishte shkruar në lumë për të peshkuar, por grepi i peshkimit ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike. Si pasojë, peshkatari ka pësuar djegie në trup por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike.
Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.”– bën me dije Policia.