Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari thirrje të rinjve për protesta: Një grup njerëzish me në krye Edi Ramën po uzurpojnë gjithë pushtetet, të marrim shembull nga Azemi dhe të luftojmë


Në ceremoninë përkujtimore të 24-vjetorit të vrasjes së babait të saj Azem Hajdarit, ish-deputetja Rudina Hajdari u bën thirrje të rinjve të bashkohen në protesta.

Në mesazhin e saj, ajo u kërkoi të rinjve ta marrin si shembull figurën dhe veprën e Azem Hajdarit dhe si ai të luftojnë për idealet dhe të tjerat e tyre.

 “Shqipëria sot ka ndryshuar fizikisht por politikisht jemi në kushte shumë të ngjashme.

Shqipëria po kontrollohet nga një grup njerëzish me në krye Edi Ramën që po uzurpojnë gjithë pushtetet, teksa shqiptaret kanë humbur gjithë shpresat se ndryshimi do vijë.

Mendoj që Azemi është figura që ne mund të bazohemi, frymëzohemi dhe motivohemi dhe të mendojnë që ai është personi që në 90, si student u çua për të sjellë ndryshmin. Mesazhi im sot eshte për të rinjtë e të rejat që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Mesazhi im për ta është hajde organizohemi, çohemi, luftojmë e guxojmë për ëndrrat tona, idealet, t’i fitojmë betejat tona për më shumë liri, demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj që nëse Azemi kishte guxim t’i bënte ato gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjithë së bashku.”– tha Hajdari.