Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja, akuzohet për falsifikim e deklarim të rremë pasurie


SPAK kërkon 1 vit e gjashtë muaj burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në një vit burg ndërsa më pas prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit duke e kthyer në 2 vite shërbim prove.

Anëtarja e KPK-së Çiftja u dërgua për gjykim në qershor pasi akuzohej për fshehje pasurie e falsifikim.

Rasti i pasurisë ka të bëjë me një deklarim të rremë sipas prokurorisë lidhur me burimin e blerjes së një apartamenti, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 e 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki në Shqipëri.