Ekstradohet në Spanjë ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodanin. Autoritetet spanjolle kanë publikuar një video të ekstradimit të ish-zyrtarit kurbinas, i cili akuzohet për rreth 40 vjedhje të kryera në Spanjë, ku tashmë do të gjykohet dhe do të marrë dënimin.
“Bashkëpunimi mes NCB të INTERPOL të Madridit dhe Tiranës ka mundësuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipërisë. Ky është, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur.”- shkruan Policia e Spanjës.
La colaboración entre las OCN #INTERPOL de #Madrid y #Tirana han permitido la extradición de un ciudadano albanés buscado por la justicia española, gracias al convenio firmado entre #España y #Albania
Se trata del presunto autor del robo en el domicilio de un conocido futbolista pic.twitter.com/alZ3QW1o1e
— Policía Nacional (@policia) September 13, 2022
Prodani u arrestua para disa muajsh falë ndërhyrjes së Interpolit dhe policisë shqiptare. Ai akuzohet se ishte një nga personat që grabiti në vitin 2019 banesën e futbollistit Karim Benzema. Në fakt, futbollisti e pa veten në një situatë të ngjashme edhe në janar 2022, ku përsëri ra pre e grabitësve.