Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestrimin e pasurive të Anton Gjinajt, i njohur edhe me emrin Pashuk Gjinaj.
Më herët Shkalla e Parë vendosi sekuestrimin e 23 pasurive, mes të cilave gjashtë biznese si dhe kompania e ndërtimit ‘Alesio 2014’.
Pasuritë në fjalë po hetohen nga SPAK pasi dyshohet se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale.
Gjinaj është dënuar me 8 vite e 9 muaj burg nga drejtësia spanjolle si pjesë e një grupi që trafikoi 50 kilogramë heroinë në vendin iberik në vitin 2006.
Ai u arrestua në Mal të Zi në vitin 2021 e pas ekstradimit në Shqipëri po e kryen dënimin në burgun e Reçit në Malësi të Madhe.