Vendosni fjalën kyçe....

Blinken bisedë telefonike me Ramën: Dënojmë sulmin e papërgjegjshëm kibernetik ndaj Shqipërisë, do punojmë për sigurinë rajonale


Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë hollësi mbi një bisedë telefonike mes Sekretarit të Shtetit Blinken e kryeministrit Rama.

Ajo shkruan se Blinken ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë që pason atë të 15 korrikut ndaj platformave qeveritare.

Po kështu Sekretari i Shtetit ka theksuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri si aleatë të NATO-s për sigurinë rajonale.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.” – thuhet në shënimin e ambasadës në Facebook.