Vendosni fjalën kyçe....

Deputetë dhe eksponentë të PD-së iu bashkuan tubimit te inceneratori i Tiranës


Partia e Lirisë zhvilloi ditën e sotme protestën në Sharrë te inceneratori i Tiranës për të denoncuar aferën korruptive.

Protesta më tepër simbolike dhe për t’i dhënë zë më të hapur denoncimeve të një pas njëshme nga Partia e Lirisë mblodhi përveç qytetarë dhe mbështetës të Partisë së Lirisë edhe eksponentë nga Partia Demokratike.

Ndonëse vetë Sali Berisha nuk ju bashkua protestës në të morën pjesë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Klevis Balliu (ish-deputet).

Ndërkohë nga Partia e Lirisë ishin deputetët dhe zyrtarët e saj të bashkuar edhe së fundmi me logon e re.

Nga protesta, Meta akuzoi qeverinë për aferën korruptive dhe vetë Erion Veliajn si kryesorin që hapi rrugë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës në shkelje të ligjit.

Meta gjithashtu akuzoi se qeveria është koordinuar me SPAK-un për të blerë zgjedhjet vendore.