Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është përplasur m e presidentin Aleksandar Vuçiç.
Sikurse raporton REL, Kamberi deklaroi para ligjvënësve serbë se Kosova është shtet i pavarur në një seancë parlamentare ku po diskutohej për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Por Vuçiç theksoi se vendi i tij “nuk do ta njohë Kosovën“, edhe pse ajo “njihet nga shtetet më të fuqishme të BE-së dhe SHBA-ja”.
Po ashtu presidenti serb bëri deklarata të forta por pa u mbështetur në prova, se serbët në Kosovë. Por sipas Kamberit, serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta, të garantuara me Kushtetutë, dhe kanë përfaqësim në Kuvend dhe Qeveri. Të drejta që pakica shqiptare dhe pakicat e tjera që jetojnë në Serbi nuk i kanë sipas tij.
Deputeti shqiptar tha gjithashtu që presidenti Vuçiç e ka përgjegjësi t’u tregojë qytetarëve serbë “të vërtetën për Kosovën dhe vetëm të vërtetën, e jo dëshirat boshe dhe ambiciet politike”.