Vendosni fjalën kyçe....

Eksperti i protokollit: Begaj duhet të mbajë këshilltarë me përvojë pranë vetes, nuk punohet me komanda ushtarake


Eksperti për çështjet e protokollit Vangjel Mita në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se Presidenti Bajram Begaj duhet të mbajë pranë vetes jo vetëm këshilltarë të shkolluar por edhe ata me përvojë.

Begaj duhet të lërë shefin e shtabit në ushtri, pasi siç shprehet në Presidencë nuk funksion me komanda ushtarake, por me këshillim dhe bashkëbisedim.

Kam respekt për njohuritë e tij në aspektin ushtarak, por nuk bëhet në Presidencë me komandë. Në Presidencë bëhet me këshillim, bashkëbisedim, vjelje të mendimi dhe kjo vjen jo vetëm nga stafi i ngushtë. Por për të duhet të punojë edhe Ministria e Jashtme dhe komisioni i jashtëm.

Nuk duhen marrë punonjës menjëherë sa fillon detyrën duhet të jenë me eksperiencë se në institucione të tilla si presidenca duhet të harmonizohet dija me eksperiencën se në diplomaci dhe sidomos në protokoll, në leksionet e kurseve diplomatike ka shumë orë dëgjesa dhe praktika për këto gjëra”-deklaroi Mita.

Presidenti Begaj vetëm pak javë që ka marrë detyrën ka bërë një seri “gafash” në publik, përveç “luftës” që ka shpallur në presidencë duke larguar disa punonjës me përvojë në institucion.