Vendosni fjalën kyçe....

“Kam një takim urgjent” – Kurti la konferencën në mes e u nis drejt Shqipërisë për takimin me Ramën


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ardhur sot në Tiranë, ku po zhvillon një takim informal me kryeministrin Edi Rama në “Vilën 30”.

Në media kanë qarkulluar pamjet kur Kurti i drejtohej “Vilës 30”, por ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e këtij takimi të panjoftuar më parë.

Megjithatë, mediet në Kosovë raportojnë se Albin Kurti është nisur me urgjenca nga Prishtina, ku ka lënë në gjysmë edhe një konferencë të cilën po mbante në Prishtinë me argumentin se ka “një takim urgjent”.

“Faleminderit, tash më duhet të shkoj në një takim urgjent por do të jem para juve edhe nesër e pasnesër, e tash fillon edhe Kuvendi i Republikës. Pyetjeve tuaja do ju përgjigjen dy ministrat e mi.”- tha Kurti.