Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë: 138 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Sipas raportit zyrtar, në 24 orët e fundit janë shënuar 138 raste të reja me COVID nga 950 testime të kryera gjithsej. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Po ashtu janë shëruar 253 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325 mijë e 217 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 950 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:

54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.

Janë 1,242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                138

Të shëruar në 24 orë           253

Të shtruar në spitale             10

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     950

Testime totale                   1,971,502

Raste pozitive                      330,045

Raste të shëruara                  325,217

Raste Aktive                             1,242

Humbje jete                              3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    552

Shkodër                 140

Durrës                     125

Elbasan                   99

Fier                           77

Vlorë                         61

Gjirokastër                56

Korçë                         45

Berat                           39

Dibër                           21

Lezhë                          20

Kukës                           7