Pak minuta para nisjes së protestës së sotme, Ambasada amerikane në Tiranë u ka kërkuar shtetasve të vet që gjenden në Tiranë që të shmangin grumbullimet dhe tubimet e mëdha.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se edhe pse tubimet mund të zhvillohen në mënyrë paqësore situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.”- thuhet në njoftimin që shpesh herë bëhet nga ambasada kur mbahen protesta të tilla.