Vendosni fjalën kyçe....

SHBA mund të përfitojë nga recesioni i BE-së – Washington Post


Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë besojnë se efekti i një recesioni në BE në ekonominë amerikane do ishte ‘modest’, ndërsa disa ekonomistë sugjerojnë se ai në fakt do e ndihmonte Amerikën, ka raportuar Washington Post.

Me Bankën Qendrore Evropiane që rriti normat e interesit me 0,75 pikë javën e kaluar, mes rritjes së çmimeve të energjisë dhe rritjes së inflacionit, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë besojnë se ‘mundësia në rritje e një recesioni në Evropë nuk ka gjasa të ndryshojë nën trajektoren e tanishme’, shkroi gazeta të dielën.

Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë që biseduan me WaPo në kushte anonimiteti thanë se nuk mendonin se një recesion në Evropë do shkaktonte domosdoshmërisht një recesion në Amerikë.

Një anëtar i lartë i administratës Biden tha për gazetën se Departamenti i Thesarit dhe Këshilli i Këshilltarëve Ekonomikë kishin vlerësuar se ndikimi në SHBA nga një ngjarje e tillë ka të ngjarë të jetë ‘modest dhe i administrueshëm’.

Tregtia me Evropën përbën më pak se 1% të prodhimit të brendshëm bruto të SHBA-së, ndërkohë që vendi ka gjithashtu mjaft gaz natyror për të zvogëluar ndikimin e një ndalimi të mundshëm të furnizimeve ruse të energjisë në BE, theksoi gazeta.

Në fakt, ekonomia amerikane mund të përfitojë në të vërtetë nga e gjithë gjendja pasi kjo mundësisht do shkaktonte një pakësim të kërkesës globale për energji, duke zbutur më tej presionet e çmimeve në SHBA, shtoi ai.

“Nëse Evropa shkon në recesion, padyshim ka më pak kërkesë për një gamë të gjerë prodhimeshu. Ne jemi në një gjendje kaq të çoroditur këtu saqë mund të jetë në të vërtetë pozitive.” – tha Dean Baker, bashkëthemelues i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Politike, për Ëashington Post.

Megjithatë, nëse Moska shkon më tej dhe ndalon shitjen e naftës dhe gazit të saj jo vetëm në BE, por edhe në tregje të tjera, në përgjigje të një kufiri të propozuar të çmimit për importet e saj të energjisë, ajo ‘do e kërcënojë më shumë ekonominë amerikane’, vijon shkrimi.

“Kjo do e shtyjë ekonominë në recesion. Çmimet e karburantit do ngrihen në qiell duke u kthyer mbi rekordin e saj 5 dollarë për gallon pothuajse brenda natës. Ekonomia nuk mund të tresë një çmim 5 dollarë për gallon, kjo do ishte dërrmuese.” – paralajmëroi Mark Zandi, një ekonomist në Moody’s Analytics.