Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten shërbimet e internetit



Telekomi i Kosovës ka rënë pre e sulmeve kibernetike këtë të martë. Kompania ka pranuar se shërbimet e saj të internetit janë ndërprerë që nga ora 8 e mëngjesit, si pasojë e një sulmi kibernetik.

 “Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet.”– tha për KOHËN, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Edhe Kosova si Shqipëria e vende të tjera të rajonit, janë përballur së fundmi me sulme kibernetike. Javën e kaluar ranë pre e një sulmi kibernetik platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media.