Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën gjatë një takimi në Shijak.
Berisha tha se PD-ja nën drejtimin e Bashës ishte futur në labirinte si në filmat e mafias.
Kreu i PD-së e ka quajtur hajdut e armik të demokracisë.
“Lexuat sot se në ç’labirinte ishim futur ne si PD, si në filmat e mafias dhe ai nuk bënte hetim të plotë por mendonte si të kapte peng opozitën. Se me një opozitë të marrë peng ai vijonte pafundësisht. Kohët kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe tek qytetarët se ai është armik i lirive të tyre. Realisht hajdut që historia jonë nuk e ka parë kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj është mision i madh për ju e çdo qytetar e demokrat të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Nuk i vijmë në pushtet me dhunë kurrë. Por vijmë me votën e lirë”, tha Berisha.
Sulmi i Berishës vjen pasi Zëri i Amerikës publikoi një lajm se Rusia ka financuar subjekte politike duke përmendur edhe Partinë Demokratike me gjysmë milioni dollarë.