Gjeorgjia do e konsideronte hapjen e një ‘fronti të dytë’ kundër Rusisë, por vetëm nëse populli i saj e mbështet idenë në një referendum, tha të martën një deputet dhe kreu i forcës kryesore parlamentare të partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’.
Irakli Kobakhidze po komentonte deklaratat e bëra nga disa zyrtarë ukrainas në muajt e fundit, të cilët i kishin bërë thirrje Tbilisit t’i bashkohej luftës së saj kundër Rusisë.
“Ne mund të mbajmë një referendum, një plebishit nëse njerëzit duan të hapin një front të dytë kundër Rusisë në Gjeorgji.” – tha Kobakhidze, sipas Channel 1.
Ai tha se gjeorgjianët duhet të ‘marrin një vendim’ vetë nëse janë dakord me zyrtarët në Kiev apo qeverinë e tyre, e cila e kundërshton një lëvizje të tillë, shtoi ai.
“Nëse njerëzit e duan, ne mund ta diskutojmë së bashku më vonë.” – tha politikani, pa ofruar një afat kohor se kur mund të ndodhë një referendum i tillë.
Të hënën, deputeti ukrainas, Fedor Venislavsky tha për Channel 1 se Tbilisi kishte një mundësi unike për të rimarrë territoret e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, të cilat i konsideron pjesë të territorit të saj sovran.
Të dy rajonet shpallën pavarësinë e tyre nga Gjeorgjia në vitin 2008 pas një konflikti të shkurtër ushtarak midis Moskës dhe Tbilisit.
Osetia e Jugut njoftoi planet për t’u bashkuar me Rusinë në mars të këtij viti, por me Moskën e përqendruar tani në konfliktin me Kievin, Tbilisi mund të përpiqet t’i kthejë të dyja republikat e shkëputura, tha Venislavsky.