Vendosni fjalën kyçe....

Drafti i PD-së për hartën territoriale, propozimi për 95 bashki


Partia Demokratike ka publikuar konkluzionet e grupit të punës që është marrë me hartimin e propozimeve për ndryshimin e Reformës Territoriale.

Sipas draftit të punës, Shqipëria duhet të ketë në total 95 bashki asimetrike, nga 61 që ka sot.

Pra propozimi është që të shtohen 34 njësi të tjera vendore.

Ndërkohë që harta e re të jetë në nivel Bashkie dhe Rajoni.

 Në prezantimin e sotëm, sekretar i PD-së Ylli Asllani e me këtë draft “ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës”.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.

Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.

Drafti i Grupit të Punes të PD-së:

Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:

  • Bashkia, niveli pare.
  • Rajoni (Qarku)

Bashkitë:

  • 95 Bashki asimetrike,
  • Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
  • 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe  shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
  • 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.

  • Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore.
  • Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone.
  • Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara.

Grupi i punës i permiresimit te reformes administrative territoriale (GPRAT) përbëhet:

  1. Oerd Bylykbashi, kryetar
  2. Ylli Asllani, sekretar.
  3. Ivi Kaso
  4. Besnik Aliaj
  5. Artan Hoxha
  6. Luan Baci
  7. Lorenc Luka
  8. Adrian Turku
  9. Ylber Zeneli
  10. Agron Haxhimali
  11. Ormir Rusi
  12. Luan Baci
  13. Voltana Ademi
  14. Bujar Leskaj
  15. Agron  Sharra
  16. Luan Muca
  17. Bexhet Cobani

Objektivat e draftit të PD janë:

  • Rritja e përfaqësimit qytetar në vetqeverisjen vendore
  • Shkurtimi i distancës së qytetarëve me intitucionet e njesive vendore dhe shërbimet publike.
  • Krijimi I bashkive asimetrike në funksione dhe shërbime, si dhe në planifikimin e territorit.
  • Dyfishimi i financave vendore nëpërmjet ndarjes së taksave dhe shtimit të granteve.
  • Kthimi i zgjedhjeve të kryetraëve dhe llogaridhënies në cdo njesi administrative.
  • Përfaqësimi  në Këshillin Bashkiak me këshilltar i cdo njësie administrative.