Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i cili ndodhet në SHBA, ka publikuar një kolazh fotosh “selfie” nga takimet që ka patur me senatorë amerikanë.
Ai thotë se kanë diskutuar sëbashku në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.
“Sot pata nderin të mar pjesë në mengjes në Capitol Hill (Kongresin Amerikan), me Senator Republikan dhe demokrat i ftuar nga Senatori Jim Inhofe:
Senatoren Amy Klobuchar: Sen Kuns: Sen Lankord: Sen Mike Lee: Sen Durbin: Sen Inhofe: Sen King, Sen Mike Rounds: Sen Tim Kane: Senatore Gillibrand etj.
Të gjithë vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vend i NATO-s. Mbështetjen për rezistencën Iraniane: dënuan sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke konsideruar nevojën për një përgjigje të përbashkët konkrete të SHBA dhe NATO në koordinim me Shqipërinë.
Ata vlerësuan angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC.”- shkruan Mediu.
Më pas, kreu i PR-së tha se dmokracia është në rrezik nga regjimet autoritare si Kina: Irani: Rusia, por dhe ndërhyrjet e tyre në shumë vende Europiane dhe demokracitë e këtyre vendeve.
“Autoritarizmi është kthyer në një problem për shumë vende, të cilat vuajnë nga korrupsioni, dhe mosrespektimi i të drejtave të qytetarëve.”- përfundon ai.