Vendosni fjalën kyçe....

I akuzuar për 23 grabitje me forcë në Itali, shqiptari arrestohet në Barcelonë


Autoritetet në Barcelonë kanë arrestuar një shqiptar i cili kërkohej nga Italia, me akuzën se ka kryer 23 grabitje në banesa, pranë zonës së Milanos.

Mediet spanjolle raportojnë se arrestimi i shqiptarit u bë në stacionin e autobusëve Barcelona Nord. Kjo në sajë të një sinjali të futur që në fillim të vitit në Sistemin e Informacionit Shengen: një bazë të dhënash në të cilën kanë akses të gjitha vendet nënshkruese të Marrëveshjes, përfshirë Spanjën.

Ngjarjet për të cilat drejtësia italiane e kërkon, datojnë në fund të vitit 2021, në qytete të ndryshme të Italisë veriore, pranë provincës së Milanos.

Organizata kriminale së cilës i përket i arrestuari, e përbërë nga persona me origjinë shqiptare, thuhet se i ka kryer grabitjet në një mënyrë të ngjashme: anëtarët e organizatës kriminale kanë hyrë në shtëpi gjatë natës dhe, pasi kanë hyrë brenda, kanë vjedhur paratë cash, bizhuteri dhe veshje luksoze.