Pezullohet nga detyra drejtori i Doganës së Fierit, Arlind Lagji, emri i të cilit është përmendur në media javën e fundit për shkak të denoncimit të një qytetari që thoshte se e ka dhunuar dhe kërcënuar.
Ai është pezulluar deri në përfundim të hetimeve.
Qytetari Algert Belulaj denoncoi në media se është dhunuar dhe kërcënuar nga drejtori i Doganës, pas konflikteve që lindën mes tyre kur zbuloi se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me Lagjin.
Në audion e publikuar, Lagji e kërcënonte Algert Belulajn se do e bënte thela-thela që kur të dilte në Fier t’i dridhej mishi (Lexo këtu).
Një ditë pas publikimit të audios, Algert Belulaj shkroi në Facebook se drejtori i Doganës së Fierit i kishte kërkuar falje dhe që të mos e vijonte më denoncimin ndaj tij, duke e quajtur madje “vëlla” dhe duke i thënë “të hëngsha m*tin”.