Kanë përfunduar sfidat e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.
Juventus është mundur në Torino nga Benfica me rezultatin 1-2 (Milik 4’/ Joao Mario 43’, Neres 55’).
Chelsea nuk ka gjetur fitoren as në sfidën e dytë të fazës së grupeve, duke marrë vetëm një pikë përballë Salzburg (Sterling 48’/Okafor 75’).
Ndërkohë në sfidat e tjera Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Leipzig (Valcerde 80’, Asensio 90+1’).
Man City fitoi 2-1 ndaj Dortmund (Stones 80’, Haaland 84’/ Bellingham 56’) .
Napoli fitoi përballë Rangers në Skoci me rezultatin e pastër 0-3 (Politano 68’, Raspadori 85’, Ndombele 90+1’).
Ndërkohë në sfidën tjetër PSG fitoi në transfertë me Maccabi Haifa me rezultatin 1-3 (Chery 24’/ Messi 34’, Mbappe 69’, Neymar 88’).
Sfida tjetër mes Copenhagen dhe Sevillas përfundoi në barazim 0-0.