Lideri bjellorus Alexander Lukashenko është shfaqur në një video duke prerë dru dhe ironizon vendet e Evropës duke thënë se po e bënte këtë “për banorët e Evropës” në mënyrë që ata të mos ngrijnë nga i ftohti në dimër.
“Të mos e lëmë Evropën të ngrijë. Le të ndihmojmë vëllezërit tanë, ndoshta ata do të na ndihmojnë një ditë.”– tha Lukashenko me ironi, duke iu drejtuar biznesmenit Sergei Teterin, i cili po priste dru me të.
Belarusian dictator Alexander Lukashenko has released a video in which he’s chopping wood and saying:
“We won’t let Europe freeze, we will help our brothers, maybe they will help us someday”.
He then singled out the Polish PM and Poland’s president. pic.twitter.com/WDgbo061OB
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 14, 2022
Lukashenko vuri në dukje se Evropa nuk duhet vetëm të zgjedhë dru zjarri, por duhet të ndihmohen, para së gjithash, qytetarët e thjeshtë – “fshatarët dhe punëtorët”, dhe jo të pasurit.
Më pas u ndal tek presidenti polak Andrzej Duda dhe kryeministri Mateusz Moraëiecki duke thënë: “Gjëja kryesore është që Duda dhe Morawiecki të mos ngrijnë në Poloni. Këta janë fqinjët tanë, ndoshta do të vijnë në vete.”
Më herët, në rrjet u publikua një video, e cila linte të kuptoheshin problemet me të cilat dyshohet se vendet evropiane do të përballen në dimër “pa gazin rus”.