Vendosni fjalën kyçe....

Meta: PL dhe PD nuk janë e njëjta parti, protesta te inceneratori nuk ishte për mobilizim njerëzish


 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se protesta tek incineratori i Tiranës ishte më shumë simbolik.

Ai tha se PD ishte pranishme në atë protestë edhe pse jo Berisha, por shtoi se protesta nuk ishte për pjesëmarrje, dhe se opozita i koordinon veprimet e saj.

Protesta u bë një vend të caktuar dhe organizimi ishte simbolik, nuk ishte për pjesëmarrje se atje ka problem. Atje ishim për të paraqitur disa fakte për krimin. Ne i kemi bërë thirrje qytetarëve për të protestuar. Sa i takon frontit opozitar, të gjithë ata që janë në opozitë me Ramën e kanë për detyrë që të koordinojnë veprimet e tyre”-tha Meta në “Ora e Betit” në RTV Ora.

Ilir Meta u shpreh se protesta tek incineratori i Tiranës nuk ishte për mobilizim njerëzish.

Ai tha se në atë vend nuk ka incinerator dhe se ai është një vend krimi, ndërsa theksoi se drejtësia nuk është duke vepruar.

Protesta tek incineratori kishte një harmoni mes vendndodhjes që është një skenë krimi, po ashtu edhe panelit dhe ekspozimit të disa fakteve që ka kjo çështje. Nuk kishte ideja për të mobilizuar njerëzit, sepse aty hapësira është e kufizuar dhe ndodhet pranë sharrës.

Po ne ishim aty për të kthyer vëmendjen tek një krim. Partia që unë sot drejtoj sot e ka denoncuar plot 559 ditë më parë në SPAK. Edhe unë vetë nuk kisha qenë aty, për të parë nëse kishte apo incinerator, por nuk kishte. Por ama drejtësia nuk ka vepruar, dhe lekët e qytetarëve ikin nga këtu”-deklaroi Meta.