Ndahet nga jeta prokurori Kenneth Starr, hetimi i të cilit çoi në procesin e gjykimit të ish-presidentit të SHBA-ve Bill Klinton.
Siç shkruan BBC, Keneth Starr, një ish-gjyqtar dhe prokuror i përgjithshëm i SHBA-së, vdiq në një spital të Hjustonit në moshën 76-vjeçare të martën për shkak të komplikimeve nga një operacion.
Starr u bë një emër i njohur në të gjithë SHBA-në për shkak të hetimit të tij ndaj Bill Klinton.
Kohët e fundit ai shërbeu në ekipin që mbrojti ish-presidentin Donald Trump nga i njëjti proces për shkarkimin e tij në vitin 2020.
Kush është Kenneth Starr?
Si prokuror nga Teksasi, në vitin 1994 Keneth Starr u emërua nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar Whitewater, një sipërmarrje tokësore e rrënuar nga skandalet e viteve 1980 që përfshinin Bill dhe Hillary Klinton.
Gjatë hetimit, Starr gjeti prova se Klinton kishte pasur një lidhje me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.
Kjo rezultoi në nisjen e një procesi për shkarkimin e Klintonit nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së në vitin 1998. Por u shpëtua nga Senati. Starr shkroi për hetimin e tij në një libër me titull: “Përbuzja: Një kujtim i hetimit të Klinton.”
Ai tha gjatë promovimit të librit në një intervistë për CBS në vitin 2018 se i vinte keq për “dhimbjen që rezultoi për kaq shumë, duke përfshirë kombin” nga faza Lewinsky e hetimit të tij.
Por ai tha se “duhej bërë”.
Në fillim të vitit 2020, ai u kthye përsëri në qendër të vëmendjes kombëtare duke iu bashkuar ekipit që mbrojti Trumpin kundër procedurave të shkarkimit. Trump u lirua nga akuzat.