Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OBSH-së: Fundi i pandemisë së COVID-19 është në horizont



Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se “bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë” për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.

Në një konferencë virtuale për shtyp, ai u shfaq duke u kërkuar kombeve të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër virusit që ka vrarë mbi gjashtë milionë njerëz.

“Ne nuk jemi ende atje. Por fundi është në horizont.”- u tha ai gazetarëve sipas Reuters.

Agjencia e OKB-së ka raportuar se vdekjet nga COVID-19 javën e kaluar ishin më të ulëtat që nga marsi 2020.

Rastet e lisë së majmunëve, gjithashtu, ishin në një tendencë rënëse, por Tedros u kërkoi vendeve të vazhdonin luftën.

“Ashtu si me COVID-19, kjo nuk është koha për t’u çlodhur ose për të hequr kujdesin tonë.”- vazhdoi ai.