Vendosni fjalën kyçe....

Vasili denoncon fryrjen e administratës publike: Në 1 vit e gjysmë janë shtuar 15 mijë punonjës, misioni i Rilindjes të paguajë patronazhistët


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë sot në një deklaratë për mediet, ku akuzuar qeverinë se ka fryrë administratën publike me patronazhistë, në një kohë kur duhej të ishte duke adresuar krizën ekonomike.

 “Kemi një përballje shumë të egër me krizën ekonomike, me rritjen galopante të çmimeve, ku çmimi i naftës është në nivelet e tij më të larta. Gjëja më e parë që duhej të shkonte ndërmend ishte që shteti të mbështeste qytetarët e thjeshtë dhe biznesin.

Por çfarë ndodh në këtë shteti? E kundërta. Administrata, punonjësit publik, arrijnë në numrin më të lartë që prej 20 vitesh. Plot 186 mijë punonjës publik.

Pagat e tyre sëbashku kërkojnë dhe hanë nga buxheti i shtetit dhjetra e qindra milionë euro. Çfarë ka ndodhur me administratën publike në Shqipëri?

Misioni i Rilindjes është që të paguajë patronazhistë, jo mundësi që të paguajë pensionistët. Në vitin 2013 administrata publike kishte 163 mijë punonjës. Ulja ishte progresive vit pas viti.

Sot pra, në 10 vitet e këtyre është rritur me 25 mijë. Një qytet i tërë me punonjës publik. Vetëm nga fundi i 2020-ës deri në këtë situatë që jemi, thuajse në 1 vit e gjysmë, janë shtuar jo pak por rreth 15 mijë punonjës publik. Për këta shpenzohen rreth 18 milionë euro paga në muaj, e në total mbi 93 milionë euro.”– tha Vasili.