Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët e Ukrainës pretendojnë se kanë zbuluar një “dhomë torturash” të përdorur nga trupat ruse


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar pamjet e asaj që zyrtarët e vet besojnë se është një “dhomë torture” e përdorur nga trupat ruse për të mbajtur të burgosurit ukrainas në Balakliia, të çliruar së fundmi.

Qelia ka të gdhendur në mur lutjen e Zotit në gjuhën ukrainase.

Me rreth 8 mijë km katrorë të rimarra deri më tani nga Rusia, autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar vazhdimisht për tmerret që trupat ruse ka të ngjarë të lënë pas.

Pas çlirimit të rajonit të Kievit, forcat ukrainase kanë pretenduar se kanë zbuluar një sërë krimesh lufte: varre masive dhe trupa civilësh me shenja torture. Ata presin të gjejnë të njëjtën gjë në rajonin e Kharkiv.

Banorët në Balakliia i thanë “The Guardian” se gjatë pushtimit kishin pak ndërveprim me forcat ruse, të cilat kryesisht qëndronin në skajet e qytetit. Edhe pse ata jetuan mes një vakumi informacioni, ku mezi gjenin sinjal për celularin, pa internet/wifi dhe TV për pjesën më të madhe të periudhës, dhe duhej të përballonin plaçkitjet nga forcat ruse dhe terrorin e granatimeve, ata ia dolën “të mos përjetojnë skenat e torturës dhe ekzekutimit të para diku tjetër në vend”.

Por Serhiy Bolvinov, kreu i Departamentit Kombëtar të Hetimit të Policisë së Rajonit Kharkiv, tha se 40 persona ishin arrestuar gjatë okupimit.

Një banor i tha BBC-së se ai u mbajt nga rusët në stacionin e policisë së qytetit për më shumë se 40 ditë dhe u torturua me goditje elektrike. Burri, i identifikuar vetëm si Artem, tha se mund të dëgjonte britma dhimbjeje dhe tmerri që vinin nga qelitë e tjera.

Artemi tha se ishte arrestuar sepse rusët gjetën një foto të vëllait të tij, një ushtar, me uniformë. Një tjetër burrë nga Balakliia u mbajt për 25 ditë sepse kishte flamurin ukrainas.