Vendosni fjalën kyçe....

Do rritet siguria ndaj sulmeve kibernetike, Gjendja Civile ndërpret më 16 shtator aplikimet për pasaporta e letërnjoftime


Gjendja Civile nuk do ofrojë shërbim ditën e premte 16 shtator për aplikimet në zyrat e “Aleat” për pasaportat dhe letërnjoftimet.

Ndalimi i shërbimit do bëhet për të rritur nivelin e sigurisë për shkak të sulmeve kibernetike.

Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar”-thuhet në njoftim.