Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qenë në një vizitë në SHBA ku ka zhvilluar një takim me Kongresisten Amerikane Brenda Lawrence e cila është edhe kryetarja e grupit të grave në Kongres.
Spiropali shkruan se Laërence shprehu interes dhe vlerësim për shembullin e Shqipërisë në përfaqëimin e grave.
“Washington D.C – Një takim i ngrohtë e miqësor me Kongresisten Amerikane Brenda Lawrence, kryetarja e grupit të grave demokrate në Kongres, e cila përfaqëson Distriktin 14 në shtetin e Miçiganit, ku ka një komunitet shqiptar aktiv.
Ajo shprehu interes dhe vlerësim të veçantë për shembullin e Shqipërisë në përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të qeverisjes dhe vendimmarrjes”-shkruan Spiropali.
Spiropali në Uashington takoi edhe Kryetarin e Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senatin, ku mbulohen çështjet e sigurisë kibernetike.
Gjatë takimi Ministrja diskutoi për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal.
Spiropali nuk është socialistja e vetme që gjendet në Uashingon këto ditë. Në SHBA ishte edhe Veliaj që takoi Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nensi Pelosi.