Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të Xhaçkës, Këshilli i Mandateve e shqyrton nesër


Këshilli i Mandateve do mblidhet nesër në mëngjes për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kërkesa vjen pasi deputetët demokratë e akuzojnë ministren e Jashtme se ka konflikt interesi pas përcaktimit të bashkëshortit të saj si investitor strategjik duke marrë në përdorim pasuri publike.

14 deputetët demokratë kanë kërkuar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen në fjalë.

Ministrja Xhaçka i ka quajtur politike akuzat e deputetëve të PD-së duke pohuar se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm asistencë juridike.