Vendosni fjalën kyçe....

“Kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim”- Celibashi pas takimit me ambasadoren Kim për financimin e partive politike


Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi thotë se në takimin e sotëm, ambasadorja amerikane Yuri Kim përcolli shqetësimet e SHBA-ve për financimet ruse ndaj partive politike në Shqipëri.

Celibashi theksoi se ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, që të jepet mundësi praktike për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin ato.

“Me pak fjalë nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA i partnerit dhe aleatit të SHBA, në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike të politikës ruse.

Nga informacionet e fundit që zotërojnë përcolli këtë shqetësim tek aktorët politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Mund të them që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, të jepet mundësi praktike për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin. Natyra e diskutimit ishte informuese dhe e përcjelljes së një shqetësimi, nuk u bënë diskutime si të rrisim vëmendje.”– tha Celibashi.