Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon email-in anonim: Falsifikim i pastër, Autoriteti u përdor nga Rama


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar email-in anonim dhe iu përgjigj edhe njëherë qeverisë e cila e akuzon si bashkwpunwtor tw ish-sigurimit tw shtetit.

Ilir Meta tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se materiali që posedon është autentik ndërsa shtoi se ‘Autoriteti i Dosjeve’ ka falsifikuar dosjet për të. Ish-Presidenti i vendit deklaroi se Autoritetin e Dosjeve e ka çuar në Prokurori për falsifikim ndërsa theksoi se ky institucion u përdor nga Edi Rama.

Kanë shtuar pas I.M., Ilir Metaj. Nëse thotë Rama një fjalë, nuk më shqetëson mua, por një institucion. I kam çuar në prokurori për falsifikim. S’kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. Nëse gjejnë diçka, mund të më çonin në Prokurori. Ku është katandisur një institucion dhe i përdor Edi Rama.”-tha Meta.

Pjesë nga deklarata e Filip Talos përpara hetuesve

“Para rreth 12-14 muajve unë në biseda të ndyrshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit duke insistuar për këtë dhe duke i thënë se në grup me mua ksihte edhe persona të tjerë pa i përmendur emrat e personave për të cilët flisja. Ilirit i thoja se ne kishim bërë edhe përgatitje duke studiuar vendin nga do të arratiseshim duke përgatitur thika dhe don im edhe armë zjarri për të qenë të sigurt. 

Në një rast tjetër, data dhe vendi nuk më kujtohet, i kam thënë Astrit Zeqos (student në Fakultetin Ekonomik, viti i dytë), se para dy ditësh kam biseduar me Ilir Muratin për t’u arratisur jashtë shtetit…Arratisjen do ta bënim nga Saranda…”