Vendosni fjalën kyçe....

Një makinë përplaset me mjetin e presidentit Zelensky në Ukrainë


Presidenti ukrainas Zelensky ka dalë ‘pa lëndime serioze’ nga një aksident me makinë në Kiev të mërkurën. Sipas një deklarate të sekretarit të shtypit të presidentit, ‘një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit’.

Mjekët që shoqëronin presidentin ukrainas i dhanë ndihmë të menjëhershme shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë, thuhet në deklaratë.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze.” – shtohet në deklaratë.

Më herët të mërkurën, Zelensky vizitoi Iziumin e sapoçliruar në rajonin verilindor të Kharkiv, pesë ditë pasi forcat e vendit rimorën qytetin.

Fotografitë në faqen e Facebook të një njësie të ushtrisë treguan Zelensky në një ceremoni në sheshin kryesor për të ngritur flamurin ukrainas mbi ndërtesën administrative të qytetit. E pranishme ishte edhe zv.ministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar.