Një 38-vjeçare me iniciale M.Xh. është arrestuar në Divjakë pasi akuzohet se ka goditur me thikë të vëllanë.
Në pranga ka rënë e motra e të plagosurit, 34-vjeçarit me inicialer Xh.Xh.
Sipas policisë dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”