Vendosni fjalën kyçe....

Prill-qershor/ Importi i karburanteve ra, por sipas INSTAT-it konsumi i tyre është rritur me 6.4%


Në tremujorin e dytë 2022, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 117.5.

Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 6.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 0.5%.

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2022 është rritur me 6.4 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 7.5 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 5.2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i përshtatur sezonalisht Në tremujorin e dytë 2022, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 0.2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0.9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, ka pësuar rënie me 0.4 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 1.2 %, kundrejt tremujorit të parë 2022.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al