Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbërritur këtë të enjte në kryeqytetin e Ukrainës për një vizitë zyrtare.
“Në Kiev, për vizitën time të tretë që nga fillimi i luftës në Rusi. Kaq shumë ka ndryshuar. Ukraina është tani kandidate për në BE.”- shkroi von der Leyen në Twitter.
🇺🇦 In Kyiv, for my 3rd visit since the start of Russia’s war.
So much has changed.
Ukraine is now a 🇪🇺 candidate.I’ll discuss with @ZelenskyyUa and @Denys_Shmyhal how to continue getting our economies and people closer while Ukraine progresses towards accession. pic.twitter.com/zs9tMm0Mx1
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 15, 2022
Ajo shprehet se do të diskutojë me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Shmyhal se si të vazhdojë afrimi i ekonomive dhe njerëzve, ndërkohë që Ukraina përparon drejt anëtarësimit.
Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi dje se do të vizitonte sot Kievin për të diskutuar pjesëmarrjen e Ukrainës në tregun e përbashkët të BE-së.