Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar takimin me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi, pas ndërmjetësimit të Alex Sorosit.
Ai u prit si nga Pelosi ashtu edhe nga ish-kandidati për President, senatori Mitt Romney.
Në videon e publikuar nga Veliaj, shihet se si ai i mbulon me dhurata dy zyrtarët e lartë amerikanë, në veçanti zonjën Pelosi, së cilës i dhuroi një uniformë të kombëtares kuqezi me emrin e saj, si dhe një orë simbolike me pamjen e Sahatit të Tiranës. Ndërsa Pelosi nga ana tjetër i tregoi Veliajt donësinë që ajo ka për kryebashkiakët, duke kujtuar se edhe prindërit e saj i kishte të tillë.
Në fund, Veliaj mban një fjalim ku shpreh kënaqësinë e madhe pas këtyre takimeve dhe thotë se i mirëpret zyrtarët amerikanë në Tiranë.
“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme vizita në Kongresin dhe Senatin amerikan, jo vetëm sepse Tirana ka qenë kryeqyteti evropian i rinisë, se Tirana ka qenë në qendër gjithashtu të vëmendjes, jo vetëm për shumë ngjarje të mira por edhe për ngjarje që kanë qenë sfiduese, siç ka qenë sulmi i fundit me Iranin dhe siç kanë qenë disa situata të vështira për shkak që Shqipëria mban edhe për të qenë në krah të SHBA-ve, edhe për të qenë e vendosur që t’i ruajë vlerat e saj, që mirëpret ata që janë në nevojë dhe u jep një dorë atyre që janë në vështirësi. E kam njohur kryetaren Pelosi me gjithë të rejat nga Tirana. Kryeministri ynë ka një respekt të veçantë ndaj SHBA-ve, si një aleat kryesor, si një lider i vendosur, edhe si dikush që ka mbarrë gjithmonë vendimet e drejta si për aleatët tanë amerikanë dhe të NATO-s ashtu edhe për të mirëpritur ata që janë në nevojë. Nuk ka rëndësi nëse janë ukrainas, afganë apo qoftë edhe iranianët që janë strehuar në Tiranë. Ndaj më vjen mirë që raportet me amerikën, janë në nivelin më të mirë që kanë qenë ndonjëherë, në të gjitha nivelet. Si në qeverinë qendrore, ashtu edhe në ato lokale Shqipëria ka një derë të hapur, dhe emri i Shqipërisë sot gëzon një reputacion që s’e ka gëzuar kurrë më përpara, ndaj dhe jam vërtet sot për gjithçka kemi bërë për Tiranën si kryeqyteti evropian i rinisë, takimet me Kongresin dhe senatin, që po planifikojnë vizita në të ardhmen, besoj se do i forcojnë më shumë këto ura. Ndaj unë besoj se ditë më të mira me miq të tillë si SHBa do t’i kemi gjtihmonë përpara.”– tha Veliaj.
Një burim diplomatik i tha Hashtag.al një ditë më parë se Veliaj prej disa ditësh ndodhej në SHBA. Dhe Aleksandër Soros, djali i miliarderit George Soros kishte arritur që të sigurojë një takim mes kryebashkiakut të Tiranës dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.