Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim mbërrin në Kuvend, takime me Ballën e Alibeajn


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë takim me krerët e dy grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.

Ky takim vjen pas mbledhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në ambientet e KQZ-së, me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike kryesore: Monika Kryemadhi, Damian Gjiknuri dhe Jorida Tabakun, me të cilët diskutoi mbi influencat ruse.